Një video e publikuar nga ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Esmeralda, është kthyer në një nga temat më të komentuara në rrjetet sociale, duke nxitur reagime të shumta nga ndjekësit.
Pamjet janë realizuar gjatë një vizite në varreza, ku Esmeralda shfaqet së bashku me babanë e saj. Në video, ajo pozon para kamerës dhe më pas hedh ujë mbi varr, ndërsa momenti është filmuar dhe publikuar në rrjetet sociale.
Pikërisht publikimi i këtij momenti ka ndarë opinionin e ndjekësve. Një pjesë e tyre e kanë konsideruar të papërshtatshme filmimin dhe publikimin e një vizite në varreza, duke argumentuar se momente të tilla duhet të mbeten private dhe larg rrjeteve sociale.
Nga ana tjetër, nuk kanë munguar as ata që kanë mbrojtur të drejtën e saj për të ndarë me publikun çaste personale, duke theksuar se secili zgjedh mënyrën se si përkujton njerëzit e afërt.
Pavarësisht debatit të krijuar, Esmeralda nuk ka reaguar deri tani ndaj kritikave që kanë shoqëruar videon e saj.