Eklipset e gushtit afrohen, këto shenja duhet të përgatiten për prova dhe kthesa të forta / Parashikimi i Horoskopit nga Meri Shehu – Lajme Big Brother Vip
Kjo jave duket e qete, por eshte vetem qetesia para eklipseve te fuqishme qe do te tronditin muajin Gusht. Dielli ne Luan lidhet pozitivisht me Saturnin ne Dash, duke ju dhene mundesine te organizoni cdo detaj me zgjuarsi dhe madheshti. Aferdita hyn ne Peshore, duke sjelle ekuiliber te perkohshem ne marredheniet tuaja, sepse mesi i Gushtit rezervon zhgenjime, sfida dhe kthesa qe askush nuk do t’i shmange.
♈️ Dashi
Do te organizoni jeten tuaj duke kerkuar me shume argetim, dashuri dhe vemendje. Nuk do te mungojne njohjet dhe bashkepunimet e reja. Cdo hap duhet bere me kujdes, sepse ajo qe ndertoni kete jave do te vihet ne proven me te madhe nga eklipset qe po afrohen.
♉️ Demi
Do te kaloni dite te bukura deri ne fundjave dhe kjo do t’ju mbushe me energji. Nje ceshtje ligjore ose familjare do te marre drejtimin e duhur, por pikerisht kjo qetesi mund t’ju ule vigjilencen per ate qe po vjen.
♊️ Binjaket
Kjo jave ju rikthen sharmin dhe njerezit e duhur ne jeten tuaj. Dashuria dhe argetimi do te marrin hov, sidomos pas dates 6. Mos e konsideroni asgje te sigurt, sepse mesi i Gushtit sjell furtuna qe ndryshojne gjithcka.
♋️ Gaforrja
Nje ceshtje ekonomike ose karriere forcohet dhe askush nuk do te mund ta lekunde lehte stabilitetin tuaj. Familja behet mbeshtetja me e madhe, por edhe pika ku do te ndiheni me te ndjeshem perballe asaj qe po afrohet.
♌️ Luani
Kjo jave nxjerr ne pah forcen dhe shkelqimin tuaj. Do te organizoni me sukses punet, udhetimet dhe planet me te rendesishme. Eshte momenti per te mbyllur gjithcka para se eklipset t’ju vendosin perballe sfidave qe nuk falin.
♍️ Virgjeresha
Nje ceshtje pune dhe ekonomike duhet organizuar me kujdes gjate kesaj jave. Shperblimi do te vije, por vetem per ata qe nuk lene asnje detaj pas dore para ndryshimeve te medha.
♎️ Peshorja
Aferdita hyn ne shenjen tuaj me 6 Gusht dhe e zbukuron jeten tuaj. Do te ndiheni me terheqes, me te dashur dhe me te kerkuar, por kjo periudhe e embel eshte vetem hyrja e sfidave qe do te prekin jeten tuaj personale.
♏️ Akrepi
Universi duket sikur po pergatit nje mburoje per karrieren dhe dashurine tuaj rreth dates 7. Do t’ju duhet me shume se kurre, sepse eklipset e Gushtit do te testojne gjithcka qe keni ndertuar.
♐️ Shigjetari
Hyrja e Aferdites ne Peshore ju sjell gezim pas dates 6. Planet, takimet dhe njohjet e reja e bejne jeten tuaj me te plote dhe me serioze, por kjo eshte vetem qetesia para kthesave qe do te ndryshojne ritmin e diteve tuaja.
♑️ Bricjapi
Nuk do te flisni shume, por prania juaj do te bjere ne sy. Pas dates 6, Aferdita ne Peshore ju ben me sharmante, me terheqes dhe me lozonjare. Mesi i Gushtit sjell pasoja qe nuk do te mund t’i shperfillni.
♒️ Ujori
Do te tregoheni korrekte dhe te besueshem, duke fituar shperblime ne bashkepunime dhe ne pune. Nje romance gjate nje udhetimi pas dates 6 mund t’ju ndryshoje atmosferen, ndersa ngjarjet e mevonshme do t’ju kerkojne te beni zgjedhje te rendesishme.
♓️ Peshqit
Organizimi do te jete arma juaj me e forte. Do te gjeni rrugen drejt nje pune ose veprimtarie te suksesshme ekonomikisht. Aferdita ne Peshore ju terheq pas dates 6 ne endrra romantike, ndersa fati pergatit zhvillime qe do t’ju bejne ta shihni te ardhmen me sy krejt tjeter.