Nga borxhet te markat luksoze/ 11 shpenzime që njerëzit e pasur nuk i bëjnë…
12
Të kesh shumë para nuk do të thotë domosdoshmërisht të blesh më shumë. Në fakt, shumë njerëz me të ardhura të larta shmangin disa shpenzime që për pjesën më të madhe të njerëzve janë bërë rutinë.
Sigurisht, kjo nuk do të thotë se mjafton të ndalosh këto shpenzime për t’u bërë i pasur. Por mënyra se si menaxhohen paratë mund të bëjë një ndryshim të madh në afatgjatë.
1. Interesat e kredive
Një nga shpenzimet më të kushtueshme janë interesat e kartave të kreditit dhe kredive. Shumë familje përfundojnë duke shpenzuar një pjesë të madhe të të ardhurave vetëm për të shlyer borxhet, gjë që ua vështirëson kursimet për raste emergjente ose për pensionin.
Shpesh, kartat e kreditit përdoren edhe për të përballuar shpenzimet bazë, duke krijuar një cikël borxhesh që bëhet gjithnjë e më i vështirë për t’u thyer.
2. Blerjet vetëm për t’u dukur
Rrobat, pushimet apo restorantet e shtrenjta nuk blihen gjithmonë sepse janë të nevojshme. Shpesh ato shërbejnë për të krijuar një imazh të caktuar.
Nga ana tjetër, shumë njerëz me pasuri preferojnë të mos shpenzojnë për simbole statusi, por për gjëra që u sjellin vlerë afatgjatë.
3. Lotaritë dhe bastet
Për shumë njerëz, një biletë lotarie është një shpresë e vogël për të ndryshuar jetën.
Megjithatë, statistikat tregojnë se familjet me të ardhura më të ulëta shpenzojnë shumë më tepër për lojërat e fatit sesa ata që kanë pasuri të konsiderueshme.
4. Gjobat dhe penalitetet për pagesa me vonesë
Kur faturat apo këstet paguhen me vonesë, shtohen tarifa dhe interesa që rëndojnë edhe më shumë buxhetin.
Njerëzit që kanë më shumë mundësi financiare zakonisht i shmangin këto kosto, sepse nuk varen aq shumë nga kreditë.
5. Markat vetëm për emrin
Ekziston ideja se njerëzit e pasur blejnë gjithmonë marka luksi, por jo gjithmonë është kështu.
Shumë prej tyre zgjedhin produkte cilësore pa logo të dukshme, ndërsa njerëzit e zakonshëm shpesh paguajnë më shumë vetëm për emrin e markës, duke e konsideruar atë si “investim”, edhe kur cilësia nuk e justifikon çmimin.
6. Riparime të mëdha të shtëpisë ose makinës
Kur një makinë ose një pajisje prishet vazhdimisht, riparimet mund të kushtojnë më shumë sesa zëvendësimi.
Njerëzit me më shumë mundësi ekonomike shpesh zgjedhin ta ndërrojnë, ndërsa pjesa tjetër detyrohet të vazhdojë të paguajë riparime të njëpasnjëshme.
7. Ushqimet e gatshme dhe të përpunuara
Produktet e freskëta shpesh kushtojnë më shumë ose nuk janë lehtësisht të aksesueshme për të gjithë.
Për këtë arsye, shumë familje mbështeten te ushqimet e gatshme ose të përpunuara, ndërsa ata që kanë më shumë të ardhura priren të investojnë më shumë në ushqim cilësor dhe të freskët.
8. Rrobat me cilësi të dobët
Blerja e rrobave shumë të lira mund të duket kursim në moment, por kur ato konsumohen shpejt dhe duhen zëvendësuar vazhdimisht, shpenzimi rritet.
Për këtë arsye, shumë njerëz me të ardhura të larta preferojnë të blejnë më pak, por me cilësi më të mirë.
9. Pajisje për punët e oborrit
Shumë njerëz blejnë makineri dhe vegla për mirëmbajtjen e oborrit apo kopshtit, të cilat kërkojnë edhe mirëmbajtje të vazhdueshme.
Ata që kanë më shumë mundësi financiare shpesh zgjedhin të paguajnë një profesionist për këto punë, në vend që të investojnë kohë dhe para në pajisje.
10. Qiraja
Për shumë familje, qiraja përthith një pjesë shumë të madhe të të ardhurave mujore.
Ndërkohë, ata që kanë mundësi financiare investojnë më shpesh në prona, duke i kthyer ato në pasuri afatgjatë. Kjo nuk do të thotë se blerja është gjithmonë zgjidhja e duhur, pasi varet nga rrethanat personale, tregu dhe mundësitë ekonomike të secilit.
11. Ushqimi i shpejtë dhe ngrënia jashtë
Për shumë njerëz, ushqimi i gatshëm është një zgjidhje praktike kur koha është e kufizuar.
Megjithatë, nëse kjo kthehet në zakon, shpenzimet rriten ndjeshëm. Njerëzit me të ardhura të larta mund të frekuentojnë restorante të mira, por zakonisht nuk mbështeten te ushqimi i shpejtë si pjesë e përditshmërisë.