Hargreaves shijon Sunny Hill me fëmijët dhe miqtë e tyre që vizitojnë Kosovën për herë të parë – Ora Info
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka ndarë entuziazmin nga festivali Sunny Hill ku ata kanë këndin e tyre të posaçëm.
Hargreaves madje njoftoi se pos që këtë ngjarje pos që po e shijojnë fëmijët e tij, të njëjtën gjë po e bëjnë edhe shoqëria e tyre që kanë ardhur për herë të parë.
“Nga elementet ikonike britanike te muzika e shkëlqyer dhe energjia e festivalit, ka qenë kënaqësi të shohim kaq shumë njerëz që ndalen pranë nesh, bëjnë fotografi dhe festojnë së bashku me ne miqësinë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës”, ka shkruar
“I lumtur ta përjetoja këtë përvojë së bashku me fëmijët e mi dhe miqtë e tyre, të cilët po vizitojnë Kosovën për herë të parë, duke shijuar gjithçka që festivali ka për të ofruar”.
“Ejani dhe na gjeni në Sunny Hill! Do të jemi këtu gjatë gjithë fundjavës”.
