Bia Khalifa nxjerr pamjet e ish-banorit të BBV në momente intime me të dashurën e re (Foto)

August 1, 2026


Bia Khalifa ka treguar se marrëdhënia e saj miqësore me ish-banorin e “Big Brother VIP Kosova”, Lim Hoti, vazhdon edhe sot, pavarësisht aludimeve që i kanë shoqëruar prej kohësh.

Përmes një postimi në InstaStory, ajo ka ndarë një video ku shfaqet në shoqërinë e Limit dhe partneres së tij të re. Në pamje, çifti shkëmben puthje pranë saj, ndërsa Bia e ka shoqëruar videon me batutën: “Prapë dola unë e treta e tepërt.”

Emrat e Bias dhe Limit janë përfolur shpesh në mediat rozë, sidomos pasi vetë ai kishte treguar më herët se njiheshin prej vitesh dhe kishte folur për afrimitetin që kishin pasur në të kaluarën.

Megjithatë, postimi i fundit lë të kuptohet se mes tyre nuk ka hatërmbetje. Përkundrazi, fakti që Bia ndodhej në shoqërinë e Limit dhe partneres së tij, madje duke publikuar edhe momentet romantike të çiftit, tregon se ata vazhdojnë të ruajnë një raport të mirë.



Source link