Një muaj ankth për familjen e Xhafer Raqit, ende asnjë gjurmë – kërkimet vazhdojnë

July 31, 2026


Ka kaluar një muaj që nga zhdukja e Xhafer Raqit, ndërsa ai ende nuk është gjetur dhe nuk ka asnjë informacion të ri për vendndodhjen e tij.

Në një prononcim për Sinjalin, familjarët kanë bërë të ditur se kërkimet po vazhdojnë vetëm nga ta dhe nga Shoqata e Kërkim-Shpëtimit, të cilët janë angazhuar në terren për gjetjen e tij.

Familjarët shprehen shumë të shqetësuar, duke theksuar se kalimi i një muaji e vështirëson situatën edhe më shumë. Sipas tyre, në rast se dikush mund ta ketë parë, identifikimi mund të jetë më i vështirë për shkak të ndryshimeve në pamjen e tij, pasi flokët dhe mjekra mund t’i jenë rritur.

Ata apelojnë te qytetarët që çdo informacion i mundshëm për Xhafer Raqin të lajmërohet menjëherë, pasi edhe një detaj i vogël mund të ndihmojë në gjetjen e tij.




Source link