Ish-banorët e Big Brother VIP Kosova drejt altarit? Dasma po afron..

July 28, 2026


Ish-banorët e Big Brother VIP Kosova, Ana dhe Kevini, duket se shumë shpejt do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ana përmes një postimi në rrjetet sociale. Ajo ka ndarë një fotografi të Kevinit, të cilën e ka shoqëruar me mbishkrimin se ai “po bëhet gati për dasmë”.

Çifti vazhdon të jetë mjaft i komentuar nga publiku, ndërsa prej kohësh kanë ndarë lajmin e bukur se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Dasma pritet të jetë një tjetër moment i veçantë për Anën dhe Kevinin, të cilët po përjetojnë një periudhë plot emocione dhe lumturi.




Source link