Opozita e gjuan me shishe Edi Ramën në Kuvend
1
Gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Shqipërisë, u krijuan mjaft trazira nga deputetët e opozitës të cilët bllokuan foltoren.
Prezent në seancë ishte dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama i cili sipas raportimeve të Euronews.al, vendosi të largohet pasi kryetari i Kuvendi, Niko Peleshi, hapi procedurën e votimeve për çështjet në rendin e ditës, transmeton Klankosova.tv.
Deputetet e opozitës vijuan përplasjet nga ku hodhën shishe dhe karton në drejtim të kryeministrit Rama teksa largohej.