Ngjarje e rëndë në Gjilan, një person gjendet i vdekur në banesë

July 23, 2026


Një burrë 38-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Gjilan, gjatë ditës së enjte.

Rastin e ka konfirmuar për IndeksOnline, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, i cili bëri të ditur se informacioni është pranuar rreth orës 18:26.

Pas marrjes së njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, Prokurori i Shtetit dhe ekipi emergjent, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e personit.

Sipas Policisë, nga veprimet fillestare hetimore nuk janë evidentuar dyshime për vepër penale të vrasjes.

“Me datën 23.07.2026 rreth orës 18:26, kemi pranuar informacion se në banesën e tij në qytetin e Gjilanit është gjetur pa shenja jete një person mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës i lindur më 1988.
Njësitet relevante policore së bashku me Prokurorin e Shtetit dhe ekipin emergjent, kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se personi është pa shenja jete.
Bazuar në hetimet e deritanishme nuk ka dyshime për elemente të veprës penale të vrasjes”.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.
Hetimet janë duke vazhduar në ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të rastit nga hetues policor të Njësisë së Hetimeve Rajonale në Gjilan në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit.”, ka deklaruar Osmani.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave po vazhdojnë nga Njësia e Hetimeve Rajonale në Gjilan, në koordinim me Prokurorinë.




Source link