Vazhdojnë kërkimet për 78-vjeçarin e zhdukur, ekipet rikthehen nesër në terren

July 22, 2026


Kërkimet për 78-vjeçarin Xhafer Raqi, i cili është raportuar i zhdukur që nga fillimi i muajit korrik, do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme.

Aksioni do të zhvillohet me kërkesë të Policisë së Kosovës, ndërsa në terren do të angazhohen edhe ekipet e kërkim-shpëtimit për të zgjeruar operacionin në zonat ku dyshohet se mund të ndodhet i moshuari.

Familjarët kanë bërë sërish apel për ndihmën e qytetarëve, duke theksuar se 78-vjeçari vuan nga demenca dhe mund të jetë i çorientuar.

Ata kanë kërkuar që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e Xhafer Raqit ta lajmërojë menjëherë Policinë ose të kontaktojë familjen në numrin: +383 44 737 900.

Operacioni i kërkimit pritet të nisë që në orët e para të mëngjesit.




Source link