Ky është serbi i arrestuar në veri që dyshohet edhe për vrasje!

July 22, 2026


Policia e Kosovës ka arrestuar një person në veri të vendit.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se bëhet fjalë për 25-vjeçarin, Marko Periq.

Ndërsa, sipas Policisë së Kosovës, ai dyshohet se më 10 korrik kishte dëmtuar dy automjete duke i goditur me gurë.

I dyshuari kishte arritur t’i shmangej arrestimit më 14 korrik, por pas lokalizimit në Mitrovicën e Veriut u arrestua, ndonëse tentoi sërish të largohej.

Gjatë intervistimit, në prani të avokatit mbrojtës, ai ka pranuar se kishte dëmtuar automjetet.

Policia njoftoi gjithashtu se ndaj tij ishte aktiv një urdhërarrest i lëshuar nga gjykata për veprën penale “Kanosje”.

Po ashtu, në sistemin policor ai figuron si i dyshuar edhe në 10 raste të tjera penale, përfshirë veprat “Vrasje”, “Nxitje e urrejtjes dhe mosdurimit”, “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, të cilat janë në procedurë pranë organeve të drejtësisë.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, Marko Periq është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.




Source link