Sunny Hill Festival vazhdon të jetë ndër ngjarjet më të pritura të verës – Ora Info
Nga një ide që synonte të sillte artistë me famë botërore më pranë publikut në Kosovë, Sunny Hill Festival është shndërruar ndër vite në një nga festivalet më të njohura muzikore në Evropën Juglindore.
Çdo edicion ka kontribuar në rritjen e reputacionit të festivalit, duke tërhequr vizitorë nga vende të ndryshme dhe duke e bërë Prishtinën një pikë referimi në hartën e eventeve verore.
Ajo që e dallon Sunny Hill nuk është vetëm lista e artistëve që ngjiten në skenë, por edhe eksperienca që ofron për pjesëmarrësit.

Përgjatë viteve, festivali ka krijuar një atmosferë që ndërthur muzikën, argëtimin dhe takimin e njerëzve me kultura të ndryshme, duke e bërë atë një destinacion të preferuar për adhuruesit e festivaleve.
Rritja e interesimit për Sunny Hill ka ndikuar edhe përtej skenës muzikore. Gjatë periudhës së festivalit, Prishtina mirëpret një numër të madh vizitorësh, ndërsa sektori i hotelerisë, gastronomisë dhe shërbimeve përfiton nga fluksi i mysafirëve që zgjedhin ta kalojnë fundjavën në kryeqytet.
Me çdo edicion të ri, Sunny Hill Festival vazhdon të forcojë pozitën e tij si një prej organizimeve më të rëndësishme kulturore dhe muzikore në Kosovë, duke promovuar vendin përmes një ngjarjeje që ka fituar vëmendje edhe përtej kufijve.