Rriten pritjet në pikat kufitare, ja ku janë kolonat më të gjata
1
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka publikuar të dhënat e fundit mbi gjendjen dhe fluksin e automjeteve në pikat kufitare për hyrje dhe dalje nga Kosova.
Me fillimin e sezonit të mërgimtarëve që po vijnë për pushime në vendlindje, është shënuar edhe një rritje e kohës së pritjes në disa nga pikat kryesore kufitare.
Sipas përditësimit të fundit nga QKMK, situata paraqitet si vijon:
Dheu i Bardhë: Mërgimtarët po përballen me pritje deri në 40 minuta në hyrje, ku kolonat e automjeteve kanë arritur në 60 deri 70 metra.
Vërmicë: Gjendja është më e qetë, ku pritjet për të kaluar kufirin sillen nga 10 deri në 15 minuta.
Bërnjak: Procedurat po kryhen më shpejt, me një kohë pritjeje prej 5 deri në 10 minuta.
Pikat e tjera kufitare: Situata është krejtësisht e qëndrueshme dhe kohëzgjatja e pritjes luhatet nga 3 deri në 10 minuta.