“Kemi mbetur pa ujë e ushqim”, mërgimtarët bllokohen në kufirin Kroaci–Serbi

July 19, 2026


Shumë mërgimtarë janë bllokuar në pikën kufitare Kroaci–Serbi, pasi autoritetet kroate kanë ndaluar lëvizjen e automjeteve dhe autobusëve në drejtim të kufirit me Serbinë.

Lexues të IndeksOnline kanë bërë të ditur se bllokimi ka nisur rreth orës 00:00 dhe vazhdon ende.

Sipas tyre, në kolonë ndodhen shumë familje me fëmijë, ndërsa mungesa e ujit dhe ushqimit në këto temperatura të larta ka vështirësuar edhe më shumë situatën.

“Kemi mbetur pa ujë e ushqim. Ka shumë familje me fëmijë dhe në këto temperatura situata është shumë e rëndë”, ka deklaruar një nga mërgimtarët për IndeksOnline.

Ata thonë se deri më tani autoritetet kroate nuk kanë dhënë asnjë sqarim për arsyet e bllokimit dhe pse nuk po lejohet qarkullimi drejt kufirit me Serbinë, ndërsa kërkojnë ndërhyrjen e shtetit të Kosovës për zgjidhjen e kësaj sitate.

Pamje nga vendi i ngjarjes…




Source link