Ariana Fejzullahu shfaqet para “bishës”

July 13, 2026


Bashkëshortja e këngëtarit Ermal Fejzullahu, Ariana Fejzullahu, është shfaqur në një fotografi pranë një veture Mercedes G-Class me ngjyrë të zezë.

Ky model konsiderohet nga shumë adhurues të automobilizmit si një prej veturave më të fuqishme dhe më të veçanta.

Ariana vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale, ku ndan herë pas here momente nga përditshmëria dhe paraqitjet e saj. Ajo njihet për stilin e veçantë dhe jetën luksoze, shkruan “Kosovarja”.

Fotografia e fundit ka tërhequr vëmendjen, pasi ajo ka pozuar pranë automjetit që shpesh cilësohet si një “bishë” për shkak të performancës dhe dizajnit karakteristik.




Source link