Zjarr në një banesë në Korçë, humb jetë një person
1
Një zjarr ka përfshirë katin e parë të një pallati në lagjen nr 15 të qytetit të Korçës.
Në vendngjarje ka mbërritur forcat zjarrfikëse dhe policia për të bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve, shkruan Euronews.al, transmeton klankosova.tv.
Për pasojë, mësohet se ka humbur jetën një 72-vjeçar i identifikuar U.H. Për arsye sigurie zjarrfikësit po evakuuojnë nga banesat të gjithë banorët deri në vendosjen e situatës nën kontroll.