Nga simbol martese në shenjë pavarësie/ Gratë po e kthejnë unazën e fejesës në “unazë divorci”

July 7, 2026


Fenomeni i “unazave të divorcit” po përhapet gjithnjë e më shumë në botë, me gra që zgjedhin t’u japin një kuptim të ri bizhuterive të mbetura pas ndarjes. Në vend që t’i shesin apo t’i mbajnë të fshehura, shumë prej tyre po i transformojnë unazat e fejesës në simbole të një kapitulli të ri të jetës.

Ekspertët thonë se këto unaza përfaqësojnë jo vetëm një kujtim të së kaluarës, por edhe një shenjë pavarësie financiare dhe personale. Pas një divorci, një blerje ose transformim i tillë mund të jetë një nga vendimet e para të rëndësishme që një grua merr vetëm për veten.

Shumë prej unazave të vjetra, nëse rishiten, mund të humbasin një pjesë të madhe të vlerës së tyre, ndaj disa gra zgjedhin t’i ripunojnë dhe t’u japin një simbolikë të re.

Një prej tyre është Deb, e cila vendosi ta shndërronte diamantin e unazës së fejesës në një unazë divorci, duke shtuar edhe një safir që simbolizon vajzën e saj. Krijimi i ri i kushtoi rreth 3 mijë dollarë.

Edhe Alex Proie nga Pensilvania zgjodhi të rikrijojë unazën e saj të përvjetorit të pestë pasi u deklarua homoseksuale dhe përfundoi martesën. Për të, bizhuteria mbart kujtime të rëndësishme nga një periudhë e jetës së saj.

Ndërsa blogerja nga Florida, Deb Marino, e mban unazën e saj të re në gishtin e mesëm, duke e quajtur atë një simbol të forcës dhe rilindjes personale. “Diamantet janë të çmuara”, është shprehur ajo, duke theksuar se nuk donte ta hiqte një kujtim që lidhet edhe me vajzën e saj.

Kështu, ajo që dikur ishte simbol i një premtimi martesor, po merr një tjetër kuptim: një shenjë e fillimeve të reja, vetëbesimit dhe jetës pas ndarjes.




Source link