Sasa ndez aludimet për martesë me një foto nga dasma

July 6, 2026


Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Sasa Hoda, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me postimin e saj më të fundit nga një dasmë.

Ajo publikoi një fotografi duke mbajtur buqetën e nuses, ndërsa krahas saj shkroi: “Si duket radha ime tani, i prita lulet!!”, shkruan Indeksonline.

Postimi ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës e kanë interpretuar si një shenjë se martesa mund të jetë hapi i saj i radhës.

Megjithatë, Sasa nuk ka dhënë detaje të tjera, duke e lënë gjithçka në kuadër të një momenti argëtues nga ceremonia. Sasa Hoda u bë e njohur për publikun si banore e Big Brother VIP Kosova 4.




Source link