Daja me nipa të përfshirë në plagosjen në Llap

July 2, 2026


Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë që ndodhën pak më parë në qendër të Podujevës.

Klan Kosova mëson se tre nga të plagosurit janë: F. Zejnullahu ( rreth 36 vjeç), A. Xhemajli, dhe A.Islami (25 vjeç).

Sipas burimeve të Klanit, të plagosur dyshohet se janë daja me nipër.

Ndërsa, drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, Basri Shabani, ka bërë të ditur se tre prej të plagosurve kanë qenë të përfshirë drejtpërdrejt në incident, ndërsa njëri është kalimtar i rastit.




Source link