“Shaci hajde ma”, kështu i thërrasin mërgimtarët Bledi Racaj e Dafina Dauti në këngën e re
1
Sezoni veror po shoqërohet me një numër të madh projektesh muzikore, ndërsa bashkëpunimet mes artistëve vazhdojnë të dominojnë skenën.
Për herë të parë kanë bashkuar forcat këngëtarët Bledi Racaj dhe Dafina Dauti, të cilët kanë prezantuar projektin e tyre më të ri muzikor, “Shaci hajde ma”.
Bëhet fjalë për një këngë me atmosferë verore, e cila vë në qendër Diasporën dhe synon të përcjellë emocionet e rikthimit në vendlindje gjatë sezonit të pushimeve.
Teksti i këngës është realizuar nga Blerina Racaj, ndërsa muzika mban firmën e Miri Racaj. Për orkestrimin është përkujdesur Drinor Zymberi, ndërsa realizimi vizual i projektit është bërë nga DreamsFilm.
“Shaci hajde ma” është pritur pozitivisht që në minutat e para pas publikimit, duke tërhequr vëmendjen e publikut dhe duke u konsideruar si një prej projekteve që mund të shënojë sezonin veror të këtij viti.