Kr*m brenda familjes në vend, vëllai vr*t vëllanë. Detajet e para – Lajme Big Brother Vip
Një krim brenda familjes ka ndodhur në Kavajë mbrëmjen e sotme.
Rreth orës 20:30, në fshatin Agonas, Kavajë, dyshohet se, gjatë kohës që ndodheshin në arë duke mbledhur bazën ushqimore për blegtorinë, 76-vjeçari me iniciale M. Rr., 76 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë) vëllain e tij, shtetasin E. Rr., 74 vjeç, i cili u transportua menjëherë për ndihmë mjekësore, por si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.
Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici, për veprime të mëtejshme, autorin e dyshuar.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.