I moshuari i hedh benzinë gruas dhe ia vë flakën

June 23, 2026


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Karakavec të Përrenjasit Elbasan, ku policia ka arrestuar një 69-vjeçar të dyshuar për dhunë ekstreme në familje.

Sipas policisë, Gani Danga dyshohet se për motive të dobëta ka lyer me benzinë bashkëshorten e tij 67-vjeçare dhe i ka vënë flakën, raporton Top Channel, transmeton Klankosova.tv.

Ajo është transportuar në spital ku po merr mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacioneve të siguruara nga Top Channel, Bruna Kërçyku, Danga e dhunonte prej kohësh bashkëshorten e tij, ndërsa kjo e fundit kishte marrë urdhër mbrojtjeje

Materialet i janë referuar prokurorisë për veprime të mëtejshme.




Source link