Gresa Behluli zbulon momentet më të bukura nga martesa e motrës
20
Këngëtarja Shkurte Fejza ka martuar vajzën e saj, Agnesën, në një ceremoni që ka tërhequr vëmendje të madhe mediatike dhe është përcjellë gjerësisht në rrjetet sociale.
Gresa Behluli, motra e madhe e Agnesës, ka ndarë me ndjekësit disa nga momentet më të bukura të dasmës, duke publikuar pamje familjare dhe çaste të veçanta nga atmosfera festive, shkruan “Kosovarja”.
Fotografitë e publikuara tregojnë emocionet dhe gëzimin që ka shoqëruar këtë ngjarje të rëndësishme për familjen Fejza, e cila ka marrë urime të shumta për këtë kapitull të ri në jetën e Agnesës.
Urime!
