Këto janë disa nga fletëvotimet në veri ku u përdorën shenja, dyshohet se janë të kontrolluara

June 19, 2026


Këto janë disa prej fletëvotimeve nga komunat me shumicë serbe, ku janë vërejtur shenja të pazakonta si “=”, “%” dhe simbole të tjera, për çka janë ngritur dyshime se ato mund të jenë plotësuar në mënyrë të kontrolluar.
Burime për Klan Kosova bëjnë të ditur po ashtu se gjatë procesit të votimit janë evidentuar disa parregullsi në veri, ku dyshohet se fletëvotimet mund të jenë plotësuar nga një dorë e vetme, pasi janë vërejtur ngjashmëri në nënshkrime dhe në mënyrën e plotësimit të tyre.

Sipas të njëjtave burime, pritet të shihet nëse Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) do të vendosë për hapjen e kamerave të sigurisë në qendrat e votimit, me qëllim verifikimin e dyshimeve të ngritura gjatë procesit zgjedhor.




Source link