Rrokulliset me traktor, vdes një burrë në Kamenicë

June 18, 2026


Një burrë ka humbur jetën pasditen e djeshme në fshatin Ruboc të Kamenicës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima dyshohet se është rrokullisur me traktor dhe si pasojë e lëndimeve të marra ka vdekur.

“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thotë PK./Klankosova.tv




Source link