KRU “Prishtina” bën thirrje për përdorim racional të ujit

June 17, 2026


Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” u ka bërë thirrje qytetarëve që të përdorin ujin në mënyrë sa më racionale.

“Luteni të shmangni përdorimin e ujit të pijshëm për larjen e automjeteve, ujitjen e sipërfaqeve të mëdha bujqësore dhe gjelbëruese gjatë orëve të pikut, mbushjen e pishinave, çdo përdorim tjetër jo thelbësor” thuhet në njoftimin e KRU-së.

Nga kjo kompani pohojnë se përdorimi i kujdesshëm i ujit është përgjegjësi e përbashkët dhe ndihmon në ruajtjen e furnizimit të rregullt për të gjithë qytetarët.

Ky është njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Për shkak të rritjes së konsumit të ujit dhe nevojës për të siguruar furnizim të qëndrueshëm për të gjithë konsumatorët, ju bëjmë thirrje të përdorni ujin e pijshëm në mënyrë sa më racionale.

Luteni të shmangni përdorimin e ujit të pijshëm për:

Larjen e automjeteve.

Ujitjen e sipërfaqeve të mëdha bujqësore dhe gjelbëruese gjatë orëve të pikut.

Mbushjen e pishinave.

Çdo përdorim tjetër jo thelbësor.

Përdorimi i kujdesshëm i ujit është përgjegjësi e përbashkët dhe ndihmon në ruajtjen e furnizimit të rregullt për të gjithë qytetarët.

Të gjjitha ndërtesat shumëkatëshe, të ndërtuara 20 vjetët e fundit, duhet të kenë të vendosura pompat brenda objekteve në mënyrë që uji të arrijë në katet e larta, ngase obligim ligjor e kemi, që shtypjen e ujit ta dërgojmë në minimumi 1.5 bar ose 15 metra lartësi.




Source link