VV rrit numrin e mandateve në Kuvend, shkon në 52

June 15, 2026


Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar një ulëse shtesë në Kuvendin e Kosovës, duke arritur në 52 mandate pas përditësimit të rezultateve të votave që kanë ardhur me postë nga diaspora.

Kjo ulëse e re i është marrë Partisë Demokratike të Kosovës, duke e çuar Vetëvendosjen nga 48 në 52 mandate, sa kishte fillimisht pas numërimit të votave brenda vendit.

Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës mbetet me 22 mandate, Lidhja Demokratike e Kosovës me 19, ndërsa Aleanca ka siguruar aktualisht 7 ulëse.

Lajm i përditësuar: Mandati i 23-të i kthehet PDK-së pas përditësimit të votave

Partia Demokratike e Kosovës ka rikthyer mandatin e 23-të në Kuvendin e Kosovës, pas përditësimit të fundit të rezultateve zgjedhore, ku janë numëruar 92.58 për qind e votave.

Ndryshimi vjen pas një lëvizjeje të mëhershme në rezultat, ku me numërimin e 92.51 për qind të votave, Lëvizjes Vetëvendosje i ishte shtuar mandati i 52-të, duke e marrë një ulëse nga PDK-ja.

Aktualisht, procesi i numërimit të votave me postë është ende në zhvillim, ndërsa sipas të dhënave të fundit, ndarja e mandateve është, Vetëvendosje 51 ulëse, PDK me  23, LDK ka 19 ulëse dhe AAK me  7 ulëse.




Source link