FOTO/ Yll Limani në gjendje të rëndë emocionale pas protestave në koncertin e tij

June 15, 2026


Këngëtari i njohur Yll Limani ka ndarë me ndjekësit një moment tepër emocional pas koncertit të tij të madh në Tiranë, ku mblodhi mijëra fansa.

Në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale, artisti shihet i ulur në prapaskenë, me duart në fytyrë, vetëm pak çaste pasi kishte përfunduar performancën para publikut.

Teksa ndau imazhet, Ylli zbuloi se pas përfundimit të koncertit është përfshirë nga emocione të forta, duke e cilësuar këtë periudhë si një nga më të rëndësishmet në jetën e tij.

Dy netë, 30 mijë njerëz… Ka qenë java ma e vështirë edhe ma e bukur e krejt jetës tem. Këto fotografi jon bo menjëherë masi u kry koncerti. Jon lot shlirimi, kur e sheh me sy andrrën tu u bo realitet… Faleminderit prej zemrës! Ju dua”, shkroi ai.

Postimi është pritur me mijëra reagime nga fansat, të cilët kanë përgëzuar këngëtarin për suksesin e koncerteve dhe për rrugëtimin e tij artistik.



Source link