“E pranon publikisht se je në lidhje me Jonida Maliqin?”/ Ja si iu përgjigj Alesio pyetjes së Mateos
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Alessio Alia, ishte i ftuar së fundmi në emisionin “Top Arena”, ku përpos të tjerave, nuk munguan as pyetjet lidhur me jetën e tij personale dhe raportin me Jonida Maliqin.
Gjatë bisedës, Mateo e pyeti fillimisht nëse do të pranonte një tjetër bashkëpunim muzikor me këngëtaren.
“Alesio, nëse Jonida do të të ftonte sërish për një bashkëpunim muzikor, do të pranoje?”, ishte pyetja.
Përgjigjja e Alesios erdhi me humor, duke lënë vend për interpretime:
“Ku e di ti që s’e kemi bërë akoma?”, u shpreh ai.
Më pas, Mateo shkoi edhe më tej, duke e pyetur drejtpërdrejt për raportin e tij me Jonida Maliqin.
“Meqenëse jemi te Jonida, je parë së fundmi krah saj. E pranon publikisht që jeni kthyer në një lidhje?”, e pyeti moderatori.
Alesio zgjodhi të mos japë një përgjigje të prerë, duke ruajtur privatësinë e jetës së tij personale.
“Njerëzit takohen edhe për qejf o burrë. Kemi shoqëri që ka ngelur gjithmonë aty. Çdo gjë tjetër ngelet pikëpyetje. Jeta personale është personale”, u përgjigj ai.
Deklarata ka shtuar edhe më shumë kureshtjen e ndjekësve, sidomos pas paraqitjeve të fundit të dyshes së bashku, ndërsa vetë Alesio nuk konfirmoi, por as nuk mohoi zërat që qarkullojnë për një rikthim të mundshëm të romancës me Jonida Maliqin.