Vrasja në Prizren, babai i viktimës në gjendje të rëndë

June 14, 2026


Një 27-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një konflikti fizik që ndodhi paraditen e së dielës në fshatin Kobaj të Prizrenit,.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar rreth orës 11:50, kur dy familje që janë kushërinj mes vete u përfshinë në një përleshje, ku u përdorën mjete të forta.

E po ashtu edhe një person tjetër (babai i viktimës) është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Petrit Kryeziu, kryeprokuror i Prizrenit tha për Insjaderin se ai po trajtohet në spital.

“Ajo që mund të konfirmoj në këtë fazë është se një person ka humbur jetën, ndërsa një person tjetër ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po trajtohet në spital. Bazuar në dyshimet fillestare, viktima dyshohet se ka pësuar lëndime nga mjeti i mprehtë. Hetuesit policorë, ekspertët e forenzikës, prokurori i shtetit dhe ekipet e tjera relevante ndodhen në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. Duke qenë se rasti ndodhet në fazën fillestare të hetimeve, në këtë moment nuk mund të japim informacione të tjera lidhur me rrethanat e ngjarjes”, deklaroi Kryeziu

Ngjarje e rëndë në Prizren: Vritet një 27 vjeçar

Përleshja fatale në Prizren – ky është i dyshuari për therjen e 27-vjeçarit për vdekje

 




Source link