Finalistët e Ferma VIP shohin pamjet e protestave, ja reagimi i tyre (Video) – Lajme Big Brother Vip

June 13, 2026


Vetëm dy ditë para finales së madhe të “Ferma VIP 3”, finalistët kanë marrë për herë të parë informacione nga jashtë për disa prej ngjarjeve më të diskutuara që kanë ndodhur gjatë periudhës së izolimit të tyre.

Gjatë spektaklit, fermerëve iu transmetua një përmbledhje me disa prej zhvillimeve që kanë dominuar aktualitetin në javët e fundit.

Mes tyre ishin edhe pamjet nga protestat në Zvërnec, përfshirë momentin që ka qarkulluar gjerësisht në rrjetet sociale ku një protestues shihet duke u tërhequr zvarrë nga forcat private të sigurisë, si dhe protestat e mëvonshme të zhvilluara në Tiranë me pjesëmarrje jashtzakonisht të lartë qytetarësh.

Teksa ndiqnin kronikën, finalistët u dukën të përqendruar dhe të habitur nga ajo që po shihnin. Reagimet dhe mimikat e tyre tërhoqën menjëherë vëmendjen e publikut, i cili komentoi gjerësisht momentin në rrjetet sociale.

Për shumë prej tyre, kjo ishte hera e parë që mësonin për zhvillimet që kanë shoqëruar vendin gjatë muajve të fundit, pasi qëndrimi në fermë i ka mbajtur të shkëputur nga informacioni i jashtëm.

Ndërkohë, një reagim të menjëhershëm pati edhe ish-fermeri Romir Zalla. Aktori, i cili u eliminua mbrëmjen e së enjtes, ka mësuar për protestat vetëm pas daljes nga formati.

Sipas postimeve dhe pamjeve të shpërndara në rrjet, Romiri iu bashkua protestuesve menjëherë pasi mori informacion për ngjarjet që po zhvilloheshin jashtë fermës.



Source link