Reagimi i Ermal Mamaqit pas shpalljes së Ilir Shaqirit si finalisti i fundit i “Ferma VIP 3” vijon të komentohet në rrjetet sociale.
Opinionisti tërhoqi vëmendjen gjatë transmetimit live kur u ngrit menjëherë nga karrigia dhe festoi me entuziazëm momentin kur Arbana Osmani lexoi emrin e Ilirit, duke siguruar vendin e fundit në finale përballë Sara Karajt.
Megjithatë, një detaj tjetër nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit më të vëmendshëm të spektaklit.
Pas rifillimit të Prime-it, Ermal Mamaqi nuk është parë më në karrigen e opinionistit. Ai mungoi në pjesën e mbetur të transmetimit, duke nxitur menjëherë diskutime dhe aludime në rrjetet sociale.

Shumë ndjekës kanë ngritur pikëpyetje se largimi i tij lidhet me një vendim të marrë nga produksioni pas incidentit.
Deri në këtë moment nuk ka asnjë reagim zyrtar nga produksioni i “Ferma VIP” apo nga vetë Ermal Mamaqi për të sqaruar arsyen e mungesës së tij në pjesën e dytë të spektaklit.
Për rrjedhojë, çdo pretendim se bëhet fjalë për një masë apo vendim të produksionit mbetet në nivel aludimesh të publikut dhe nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse Mamaqi do të jetë i pranishëm në finalen e madhe të “Ferma VIP 3”, e cila do të zhvillohet më 15 qershor.