Dafina Zeqiri ka ndarë me ndjekësit një nga momentet më të veçanta të kësaj periudhe, duke zbuluar se fëmija që po pret me bashkëshortin e saj, Kreshnik Gjergji, është djalë.
Lajmin e bukur artistja e bëri publik përmes disa imazheve të postuara në rrjetet sociale, ku vëmendjen e mori edhe djali i tyre i madh.
Në një prej fotove, ai shfaqet pranë një tullumbaceje blu me mbishkrimin “It’s a boy”, duke konfirmuar kështu se familja do të zgjerohet me një tjetër djalë.
Pak javë më parë, Dafina kishte zgjedhur një mënyrë të veçantë për të ndarë me publikun lajmin e shtatzënisë, duke e bërë të ditur gjatë koncertit të saj në Tiranë.
Çifti po përjeton një tjetër periudhë të lumtur, pasi ende nuk është bërë një vit që nga ardhja në jetë e djalit të tyre të parë, Daskan. Tashmë, vogëlushi do të ketë së shpejti një vëlla, duke e bërë familjen e tyre edhe më të madhe.