Aida Baraku mbush 60 vjeç, ky është urimi i jashtëzakonshëm i Armendit

June 10, 2026


Këngëtarja dhe tekstshkruesja e njohur Aida Baraku ka festuar ditëlindjen e saj të 60-të. Me këtë rast, bashkëshorti i saj, këngëtari Armend Rexhepagiqi, i ka kushtuar një urim të veçantë në rrjetet sociale.

Përmes një postimi, Armendi ka ndarë disa fjalë të ndjera për Aidën, duke e përshkruar atë si një grua që jeton me qetësi, sinqeritet dhe në harmoni me përvojat që i ka sjellë jeta ndër vite, ehkruan “Kosovarja”.

“Sot Aida ime mbushi 60 vjet. Duket mu ashtu çfarë e ka shpirtin: pa filtra, hareshëm, në paqe me rrudhat dhe furtunat që ia ka sjellë jeta. E dua. Gëzuar ditëlindja”, ka shkruar Armend Rexhepagiqi në urimin e tij për bashkëshorten.




Source link