Soni dhe Flori sërish në krahët e njëri-tjetrit? Ky eshte reagimi i Arbanes pas surprizes se madhe – Lajme Big Brother Vip
Surpriza spektakolare me 300 drona për Soni Malajn në “Ferma VIP”, e cila u konfirmua se u organizua nga ish-partneri i saj, Flori Mumajesi, ka ndezur shpresat e publikut për një rikthim të mundshëm të dyshes nostalgjike.
Teksa rrjeti po “zien” nga dëshira për t’i parë sërish bashkë në krahët e njëri-tjetrit, vëmendje të madhe ka marrë edhe reagimi i moderatores dhe autores së njohur, Arbana Osmani.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Arbana ka ndarë videon e momentit magjik ku dronat ndriçonin qiellin e fermës. Përbri videos, ajo ka shkruar: “Flor Mumajesi, s’ka si ti”.

Sidoqoftë, gjesti i Florit mbetet një nga temat më të diskutuara, duke lënë derën hapur për çdo aludim mbi të ardhmen e dyshes.