Dafina Zeqiri ndan një moment të ëmbël me djalin e saj
2
Këngëtarja Dafina Zeqiri ka publikuar një story të re në Instagram, ku shfaq djalin e saj duke udhëtuar në makinë në ulësen e fëmijëve.
Në pamjet e ndara me ndjekësit, vogëlushi duket i qetë dhe i relaksuar gjatë udhëtimit, ndërsa artistja vazhdon të ndajë herë pas here momente nga jeta e saj si nënë, shkruan Indeksonline.
Që prej ardhjes në jetë të djalit të saj, Dafina ka treguar se po shijon një kapitull të ri në jetën personale, duke kombinuar angazhimet profesionale me përkushtimin ndaj familjes.
Ky postim ngrohu zemrat e ndjekësve me momentin e ëmbël të ndarë në rrjetet sociale.


