Agnesa Vuthaj për herë të parë tregon pak nga i biri
21
Ish-Miss Kosova dhe Miss Albania, Agnesa Vuthaj, ka qenë gjithmonë e kujdesshme për ta mbajtur larg vëmendjes publike jetën e saj private. Edhe pas ardhjes në jetë të fëmijës së saj të parë, ajo ka zgjedhur të mos ndajë shumë detaje me ndjekësit.
Së fundmi, Agnesa ka publikuar një moment të rrallë që lidhet me djalin e saj, shkruan “Kosovarja”.
Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka treguar vetëm karrocën e të birit, pa zbuluar portretin apo detaje të tjera rreth tij.
Me këtë veprim, bukuroshja kosovare vazhdon të ruajë të njëjtën qasje diskrete ndaj familjes së saj, duke ndarë me publikun vetëm fragmente të vogla nga përditshmëria e re si nënë.


