“Si e ke shpirtin, të priftë fati”
5
Merita Spahiu e ka uruar të bijën, Bionën, me rastin e ditëlindjes së saj, duke i kushtuar një mesazh të veçantë në rrjetet sociale. Këngëtarja ka publikuar një fotografi të përbashkët, të shoqëruar me fjalë të ndjera për vajzën e saj.
Në urimin e saj, Merita i ka dëshiruar shëndet, lumturi dhe mbarësi në jetë, duke vlerësuar karakterin dhe shpirtin e bardhë të së bijës, shkruan “Kosovarja.”
Mesazhi është publikuar në ditën e saj të veçantë dhe është shoqëruar me një dedikim plot dashuri.
“Ashtu si e ke shpirtin, të priftë fati në jetë”, ka shkruar këngëtarja mes të tjerash në urimin për Bionën, duke shprehur afërsinë dhe dashurinë e saj si nënë.


