Përparim Gruda, 4-shi , fenomeni i ri i PDK-së që po dominon debatet

June 2, 2026


Në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit, një nga emrat që po tërheq vëmendjen më të madhe të opinionit publik është ai i Përparim Grudës, kandidatit me numrin 4 në listën e Partisë Demokratike të Kosovës.
“ Kush është Përparim Gruda?” – është pyetja që po dëgjohet gjithnjë e më shpesh nga qytetarët, teksa profesori i së drejtës kushtetuese po shquhet si një nga figurat më të artikuluara dhe më bindëse në debatet politike, duke fituar vlerësime të gjera për argumentimin dhe qasjen e tij.
Prof. Dr. Përparim Gruda është profesor i së drejtës kushtetuese në Fakultetin Juridik në Mitrovicë. Ai ka përfunduar studimet bachelor, master dhe doktoraturën në fushën e së drejtës kushtetuese, ndërsa formimin e tij akademik e ka pasuruar edhe me dy specializime post-doktorale në Universitetin e Gracit në Austri.
Po ashtu, si Fulbright Visiting Scholar, ai ka zhvilluar hulumtime shkencore në Universitetin e Washingtonit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke ndërtuar një profil të respektuar akademik edhe në arenën ndërkombëtare.
Gruda është bashkëautor i librave universitarë “E Drejta Kushtetuese” dhe “Gjykata Kushtetuese”, autor i një monografie shkencore, si dhe i dhjetëra punimeve të botuara në revista prestigjioze vendore dhe ndërkombëtare. Ai ka qenë pjesë e shumë projekteve shkencore brenda dhe jashtë Kosovës.


Pikërisht ky bagazh profesional dhe akademik e bën kandidaturën e tij një vlerë të shtuar për Kuvendin e Kosovës. Përkushtimi ndaj shtetit ligjor, drejtësisë dhe zhvillimit institucional e kanë shndërruar atë në një nga figurat më premtuese të gjeneratës së re politike.
Përveç suksesit profesional, ata që e njohin e përshkruajnë Përparim Grudën si një njeri të urtë, të mençur, të guximshëm dhe tejet njerëzor, cilësi që e kanë afruar me qytetarët kudo në Kosovë.
Familja e tij mban gjithashtu një histori sakrifice për lirinë e vendit. Babai i tij, Gani Gruda, është në mesin e 87 të rënëve për lirinë e Kosovës gjatë luftës së viteve 1998-1999, ndërsa vëllai i tij, Bejta Gruda, ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


Duke iu drejtuar qytetarëve në prag të zgjedhjeve, kandidati me numrin 4 ka përcjellë një mesazh të qartë:
“Më 7 qershor, të gjithë bashkë, ecim me hapin e ri – që ta stopojmë krizën dhe ta ndryshojmë Kosovën”, ka shkruar Përparim Gruda në faqen e tij zyrtare




Source link