A ju kujtohet Donika Gashi? Kështu duket ylli i dikurshëm…
39
Donika Gashi ishte një nga këngëtaret më të njohura të viteve ’90, e cila në atë kohë veçohej për stilin e saj modern dhe paraqitjet që tërhiqnin vëmendje. Emri i saj ishte mjaft i pranishëm në skenën muzikore shqiptare.
Prej vitesh, ajo është larguar nga muzika dhe nuk ka qenë aktive në jetën publike si dikur, shkruan “Kosovarja”.
Megjithatë, publiku vazhdon ta kujtojë për periudhën kur ishte pjesë e estradës.
Sot, Donika duket ndryshe nga koha e karrierës së saj muzikore, por vazhdon të ruajë hijeshinë që e karakterizonte ndër vite. Pamjet e fundit tregojnë se ish-këngëtarja po shijon një jetë më të qetë, larg skenës.


