Me çka i lan Fero flokët që ka kaq shumë?
25
Fero vazhdon të mbetet një nga artistët më të komentuar në estradë, ndërsa prej kohësh po paralajmëron rikthimin e tij në muzikë.
Krahas angazhimeve profesionale, ai vazhdon të jetë aktiv edhe në rrjetet sociale, ku ndan momente të ndryshme nga përditshmëria e tij.
Së fundi, artisti ka publikuar disa pamje ku shfaqet duke i krehur flokët. Ajo që ka tërhequr vëmendjen është pamja e tyre e dendur dhe e shëndetshme, detaj që nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit e tij, shkruan “Kosovarja”.
Fero shpesh publikon fotografi dhe video ku ekspozon stilin, pamjen fizike dhe aktivitetet e tij të përditshme.


