Kushtrim Kelani thyen heshtjen, flet për herë të parë për lidhjen me Aurora Rrustën

May 31, 2026


Pak javë më parë, Kushtrim Kelani dhe Aurora Rrusta, u panë duke shkëmbyer puthje në një klub në Prishtinë.

Kjo bëri bujë të madhe, ndonëse nuk u bë një deklaratë nga ana e tyre rreth këtij raporti.

Në një intervistë së fundmi për ‘Artistët Shqiptarë’, ai është pyetur për marrëdhënien me ish-banoren e Big Brother VIP Kosova 4.

Këngëtari theksoi se lidhja e tyre po ecën mirë dhe se pëlqimi duket që filloi brenda formatit të lartpërmendur.

“Gjithçka është duke ecur mirë, jeta private është jetë private. Për gjërat tjera besoj që merremi vesh në vazhdim. Për momentin mirë është gjithçka duke ecur”, u shpreh ai.

Tutje tha: “Gjërat që janë parë brenda, janë parë. Besoj që po kam pasur ndjenja edhe brenda”.

Ata nga ana tjetër lidhjen nuk e kanë bërë publike në rrjete sociale.






Source link