Kriza është i vetmi produkt vendor që ka prodhuar Albin Kurti në qeverisjen e tij

May 31, 2026


Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për deputet, Uran Ismaili, ka zgjedhur një format të ri dhe interesant të komunikimi me qytetarët. Përmes serisë së videove “Me letra çelë”, ai ka paralajmëruar se do t’i shpalosë faktet që, sipas tij, dëshmojnë se Kosova është në krizë dhe se burimi i pamohueshëm i kësaj krize është qeverisja e Albin Kurtit.

Në videon e parë të kësaj serie, Ismaili arsyeton se kriza në Kosovë tashmë nuk është çështje debati, por realitet që qytetarët e përjetojnë çdo ditë që prej çmimeve të larta, pagave të ulëta, ikjes së të rinjve, mungesës së barnave në spitale, mungesës së investimeve në arsim dhe sulmeve ndaj veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Se Kosova është në krizë, më nuk është debat, është fakt. Do t’ua dëshmoj me fakte se burimi i krizës dhe mirëmbajtësi i bllokimit është njeriu që udhëheq Kosovën dhe bashkëpunëtorët e tij që i binden kësaj udhëheqjeje të mbrapshtë, të dëmshme dhe patjetër të rrezikshme”, ka thënë Ismaili.

Ai shpjegon pse kriza në Kosovë nuk është e importuar nga jashtë, siç pretendohet, por është prodhim i vetë qeverisjes së Albin Kurtit.

“Kriza në Kosovë është vetëgjeneruar, jo e ardhur. Është prodhim i vetëm vendor i kësaj qeverie. Prodhuesi dhe distributori i saj është Albin Kurti dhe partia e tij në pushtet”, është shprehur Ismaili.

Sipas tij, qeveria aktuale po e përdor krizën si strehë justifikimesh për dështimet e tij në menaxhim, ndërsa qytetarët kanë nevojë për një kryeministër të përgjegjshëm, që merret me përmirësimin e jetës në Kosovë dhe jo me përçarje.

“Duhet t’i çelim letrat e të flasim për krizat që nuk mbulohen më nga fasada e arsyetimeve. Kemi nevojë për një kryeministër të përgjegjshëm, të ndershëm dhe që synim kryesor e ka përmirësimin e jetës në Kosovë, jo përçarjen mes nesh”, ka thënë ai.

Video e plotë:




Source link