Eronita ndan foton e parë të djalit të porsalindur

May 31, 2026


Këngëtari i njohur Blero dhe bashkëshortja e tij Eronita, janë bërë prindër për herë të parë së bashku.

Vetëm një ditë pasi ‘Prive By Liberta Spahiu’, raportoi përmes rubrikës ‘E vërtetë, e pavërtetë’, se çifti kanë mirëpritur në jetë djalin e tyre, Eronita ka ndarë imazhin e parë të djalit të tyre të porsalindur.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka publikuar foton e parë të foshnjës së porsalindur.

Foto shoqërohet me mbishkrimin emocionues: “Ti je dhurata më e madhe e Zotit për ne”.

Sa i përket emrit të foshnjës, dyshja kanë vendosur ta lënë atë ende enigmatik për publikun, duke e mbajtur këtë detaj të veçantë vetëm për vete.

Screenshot




Source link