Vanesa tregon bisedën me ish të dashurin pas daljes nga Ferma VIP

May 30, 2026


Gjatë intervistës në emisionin “Andale”, Vanesa Sono është pyetur edhe për raportet aktuale me ish-të dashurin e saj, me të cilin ndau rrugët gjatë qëndrimit në reality show për të nisur një romancë me Indritin.

Pas përfundimit të rrugëtimit të saj televiziv, kureshtja e publikut ishte e madhe nëse kishte pasur një sqarim apo komunikim mes tyre.

Vanesa ka preferuar të tregohet e prerë, duke konfirmuar se historia mes tyre ka mbyllur çdo kapitull, por pa mëri:

Gjithçka ka përfunduar, kaq mund të them. Edhe nga ana ime, edhe nga ana e tij. Nuk e kemi mbyllur si armiq, por ka marrë fund”

Ndonëse marrëdhënia e saj e mëvonshme me Indritit u mbyll po ashtu përmes një letre publike, Vanesa bëri të qartë se lidhja me ish-partnerin e saj përpara futjes në lojë nuk ka më asnjë hapësirë për rikthim apo diskutime të mëtejshme.

Ajo tregoi sërish se lidhja e saj prej nje viti e pak ishte e komplikuar dhe duhet të përfundonte që në muajt e parë.



Source link