Mërgim Lushtaku si përherë PDK , këtë herë me numër 16
1
Mërgim Lushtaku,ndër më të zëshmit kandidat i PDK-së, për deputet, ka shprehur optimizëm të madh për fitoren në këto zgjedhje qê do mbahen me 7 qërshor , duke e cilësuar këtë si një moment historik për Kosovën

Një deputet me përvojë në legjislaturat e mëparshme të Kuvendit, e që llogaritet
të ketë përparësi edhe në këtë garë politike, Mërgim Lushtaku është pothuajse i pranishëm në çdo takim të PDK-së me elektoratin e saj.
Përtej kësaj, ai vazhdon të mbajë lidhjen me qytetarin, perkatësisht votuesin edhe jashtë periudhave të fushatës elektorale.
Pavarësisht gjithçkaje, nuk do të rrij anash, thotë Lushtaku , do të vazhdoj t’i përfaqësoj kërkesat dhe shqetësimet e juaja me përgjegjësi dhe besnikëri.
Propaganda e vazhdueshme nga kundërshtarët e jashtëm, sulmet dhe linçimet nuk kanë arritur asnjëherë të më zmbrapsin. Përkundrazi, më kanë bërë më të fortë, shprehet Lushtaku dhe shton ,- misionin për një PDK më të fuqishme, më të bashkuar dhe më afër qytetarëve nuk do ta ndaloj asnjëherë, edhe nëse mbetem i vetëm.
E di dhe e ndiej përkrahjen e madhe të elektoratit besnik të PDK-së.
Nuk është koha të ndalemi!
E kaluara duhet të na shërbej si mësim, e jo si pengesë për bashkim. Andaj, le ta vazhdojmë rrugëtimin së bashku, me guxim, sinqeritet dhe besim.
Lushtaku i bën thirrje secilit që e do Kosovën, të bashkohemi e të punojmë shumë, kësaj here më shumë se kurrë.
Unë, si çdo herë, do të jem i thjeshtë, i afërt dhe plotësisht në shërbimin tuaj.
Ju falënderoj nga zemra për mbështetjen, besimin dhe respektin që ma keni dhënë ndër vite.
Mbi të gjitha, e falënderoj Zotin që më dha mundësinë të jem zëri juaj, shkroi Lushtaku ně faqen e tij zyrtare.

