Heshtja e Brikenës pas thashethemeve për përfundimin e romancës me Mateo Borrin ka marrë fund përmes një videoje të ndarë në rrjetet sociale.
Ajo është shfaqur duke lëvizur me makinë nëpër Prishtinë në shoqërinë e një mikeshe, por vëmendjen e ndjekësve e kanë tërhequr dy detaje specifike që duket se konfirmojnë ndarjen.
Në gishtat e saj është vënë re mungesa e unazave që ajo mbante rregullisht, përfshirë edhe atë me vlerë familjare nga e cila nuk ndahej pothuajse asnjëherë.
Kjo gjë është interpretuar menjëherë nga ndjekësit si një shenjë e qartë e shkëputjes së raporteve.
Për më tepër, Brikena ka zgjedhur si sfond të videos këngën “Solo” të Taynës, duke ndarë pikërisht pjesën e tekstit:
“Ai që mu m’len e as aj që m’harron / Rri vet so lo lo lo / S’kam kohë so lo lo lo / Më mirë sesa me to so lo lo lo”
Ky veprim po cilësohet si një përgjigje indirekte dhe e prerë ndaj situatës, duke lënë të kuptohet se ajo ka zgjedhur të vazhdojë jetën e saj e pavarur dhe larg zhvillimeve të fundit.
Nga ana tjetër, Mateo ende nuk ka bërë asnjë reagim lidhur me këto sinjale të fundit.