Ana e Ermalit dhe Arianës befason në Festën e Abetares
5
Ana, vajza e këngëtarit të njohur Ermal Fejzullahu, ka festuar sot Festën e Abetares.
Bukuroshja shkëlqeu para të pranishmëve me një fustan plot shkëlqim, duke marrë vëmendjen e të gjithëve me paraqitjen e saj elegante.
Gjatë programit, Ana tregoi se në të ardhmen dëshiron të bëhet këngëtare, ndërsa interpretoi edhe këngën “Fshatarja Ime”, duke surprizuar të pranishmit me talentin e saj.
Ajo u shpreh se dashurinë për muzikën e ka trashëguar nga gjyshi dhe babai i saj, shkruan Kosovarja.