Violete Kukaj drekën e ha në restorant me djemtë e saj

May 28, 2026


Këngëtarja Violete Kukaj ka ndarë me ndjekësit një moment nga dita e festës së Kurban Bajramit. Ajo ka publikuar një fotografi në InstaStory, ku shihet duke drekuar në një restorant së bashku me dy djemtë e saj.

Bashkë me imazhin, këngëtarja ka përcjellë edhe një urim për festën, duke shkruar: “Urime Festa e Kurban Bajramit nga unë dhe djemtë e mi”, shkruan “Kosovarja”.

Postimi pasqyron një moment familjar në një ditë të veçantë për besimtarët myslimanë.

Violete Kukaj vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale, ku herë pas here ndan momente nga përditshmëria dhe aktivitetet e saj. Prej disa vitesh, ajo është e ndarë nga bashkëshorti.






Source link