Shfaqet pas shumë kohësh Shkëndije Mujaj, ky është ndryshimi befasues
77
Pas një periudhe të gjatë larg vëmendjes mediatike, Shkëndije Mujaj është shfaqur sërish në rrjetet sociale. Ajo ka publikuar një moment ku shihet duke u lutur.
Shkëndija dikur ishte një nga figurat më të komentuara të showbizit për paraqitjet e saj ekstravagante dhe provokuese. Megjithatë, vitet e fundit ajo ka zgjedhur një stil krejtësisht tjetër jetese, duke iu përkushtuar praktikimit të fesë islame, shkruan “Kosovarja”.
Paraqitja e saj e fundit dëshmon ndryshimin që ka ndodhur ndër vite.
Imazhi aktual është dukshëm i ndryshëm nga ai me të cilin publiku e identifikonte gjatë periudhës së saj më aktive në skenën e estradës.
